Zija Saraci -Ky merak- - Video
PUBLISHED:  Oct 23, 2012
DESCRIPTION:
Zija Saraçi ka kënduar ne 6 festivale tradicionale në TV Shqiptar, por rruga e bukur, e porsa filluar, prej kantautori e këngëtari, nuk u pëlqeu dy ambienteve në atë kohe; ambientit Artistik, (ndonjë këngëtari të fuqishëm në rrethet politike) dhe Politika vetë, e cila gjeti te ai, të birin e një kundërshtarit të ideve komuniste. Kështu 3 vjet pas festivalit të 11-të, më 1975, gazeta me e fuqishme "Zëri i Popullit" shkroi për te artikullin me titull:" Të mos ambientohemi me të huajën", ku kritikohej për mënyrën e huaj, të rrezikshme, për artin komunist, kjo bëri që karriera e tij në rang kombëtar të merë fund. Pastaj këndoi për 20 vjet në Estradën Profesioniste të qytetit të Durrësit, ku edhe jetonte, ka dy djem dhe tash me familjen jeton në Firenze. Këto vite të fundit i ripërpunon materialet e tija muzikore dhe pëlqehet jashtëzakonisht nga adhuruesit e këngës së bukur shqipe edhe kjo këngë ,e postuar këtu, është e realizuar ne Firence. Presim, se shpejti, këngë te reja, nga ky kantautor e Artist i çmuar. Kënga "Ky merak", përshkruan një vi jetësore dhe siç thotë Saraçi: Linda në zonjën Vlorë, të ëndrrave fëminore, më adoptoi, më birësoi dhe më bëri artist të respektuar Durrësi magjik, pastaj.. i trapiantuar në Firence e Paris, në djepin e kulturës botërore, mora definicionin e fundit në karakter, mentalitet dhe profesion.

Këngë të harruara, nga krijuesit e dikurshëm, mund të dëgjoni
në "Radio Nostalgjia", çdo mbrëmje nga ora 21-04 në këtë adresë: http://nostalgjia.listen2myradio.com/
follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top