S'ta kam thënë - Sidrit Bejleri, Lind Islami, Florent Abrashi - Video
PUBLISHED:  May 26, 2014
DESCRIPTION:
𝗙𝗢𝗟𝗘 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗦𝗛𝗜𝗡𝗚 - https://www.smarturl.it/FolePublishing

____________________________

Music: Sidrit Bejleri, Shpëtim Saraçi
Lyrics: Sidrit Bejleri
Arrang/Rec/Mix: Shpëtim Saraçi
Video: Pro...Video
Styling: Miranda Dupi
Albumi: "PAT KENE NJI KOHE"
Produced by Sidrit Bejleri


Connect with Sidrit Bejleri:
https://www.instagram.com/sidritbejleri/
https://www.facebook.com/Sidrit.H.Bejleri/


"S'TA KAM THËNË"

S'ta kam thënë në parkun ku t'kam pritë
S'ta kam thënë nën strehën me shi
S'ta kam thënë me dorën përmbi buzë
Kurrë jo nuk ta kam thënë, veç Zoti e di

S'ta kam thënë, se muzë unë ty të kam
Kur këputet dhe lulja pa zë qan
Dashuria ta dish e mbyt mërzinë
Unë ty nuk ta kam thënë, koha është shërim

Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret
Dhe kur ti je larg, sikur një orë të vetme, vdes
Dhe me ty në krah diellit t'i them, mirmëngjes

Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t'i mbyll sytë

S'ta kam thënë se qan kush është fajtor
S'ta kam thënë ëndrrat pa ty mbarojnë
S'ta kam thënë kur jeta të perëndojë
Sërish në atë jetë Zoti na bashkoftë!
follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top