C-Style - Kundra Rrymës (Official Lyrics Video) - Video
PUBLISHED:  Oct 23, 2014
DESCRIPTION:
Music & Lyrics by C-Style
Master by Edi Rrapo & Mariol Dundo
Recorded at ICF Tirana Records
Video by Lirik Isufi
*This is a participating song at Worship Fest 1 Albania


Teksti:

Ref.
Si peshku troft në lum unë ktë jetë do ta jetoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
Kur të gjithë të vijnë ktej, unë andej do të shkoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do vazhdoj (2X)

Pjesa I
Zgjohem në mëngjes nis të falenderoj
që Zoti më dha mundësi edhe këtë ditë ta jetoj.
Mendoj, edhe sot me pret ditë e vështirë
dhe që nga e djeshmja kjo të jetë më mirë.

E di që atje jashtë do përballem me shumë sfida
dhe djalli do sulmoj me planet e tij të liga.
Se bota është e mbrapshtë,
në errësirë,
asnjeri s'merr guximin t'bëj gjën më të mirë.

Prandaj lutem Zotit që sot të më drejtoj,
sipas fjalës së Tij këtë ditë ta jetoj.
Mos konformohem me k'të botë
mos konformohem në mendime
mos të bëj siç ajo thotë
mos konformohem në veprime.

Sepse presioni është i madh të gjithë të vijnë përballë
kur ata të sulmojnë
ti do të gjendesh në hall.
Por vendimi im është në rrugën e vërtet të shkoj
dhe kundër gjithë kësaj rrymë të vazhdoj.

Ref.
Si peshku troft në lum unë ktë jetë do ta jetoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
Kur të gjithë të vijnë ktej, unë andej do të shkoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do vazhdoj (2X)

Pjesa II
Jam kundër gjithë kësaj bote
që jeton në mashtrim,
do veç gënjeshtrën
prej saj ka perfitim.
Por nuk e dinë që kjo mënyrë
do ti çoj në shkatërrim,
kur të vij momenti fundit
do jetë koha për gjykim.

Ofrojnë veç urrejtje
të mirën e largojnë,
nuk duan njerëzit e tyre
me përbuzje i shikojnë.
Dashuria është me hipokrizi, siperfaqesore,
nuk e njohin të vërtetën
dinë vetëm atë pamore.

Cdo gjë që sheh përreth është një shthurje totale,
s'ju bëjnë më përshtypje jo, gjërat banale.
Imoralitetin bëjnë dicka normale,
nuk ka standarte morali, s'ka me vlera fare.

Dhe me ata djem që me vajzat abuzojnë,
nese i ndodh njeriut të tyre, si do t'reagojnë?!
E vërteta m'hapi sytë
që k'to gjëra ti kuptoj
dhe kam vendosur që Kundra Rrymës do jetoj.

Ref.
Si peshku troft në lum unë ktë jetë do ta jetoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
Kur të gjithë të vijnë ktej, unë andej do të shkoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do vazhdoj (2X)

Pjesa III
E di që gjithë kjo
s'do jetë e lehtë për ta duruar,
por forcën e marr prej Tij që jetën me ka ndryshuar.
Prej Tij që me ktheu nga errësira në dritë,
tani kuptoj të mirë e t'keqe, Fjala e Tij me nxit.

E dëgjoj se cfarë më thonë shpesh mua të tjerët
që s'njohin të Vërtetën
cdo gjë i duket e errët.
Sepse e di, ata s'kanë për t'më kuptuar,
nuk i dinë ato gjëra
që une i kam përjetuar.

Shumë do më tallin
shumë do më urrejnë
për shkak t'emrit të Tij që ata se pëlqejnë.
Por të gjitha k'to vuajtje jo nuk kanë krahasim,
me at' gëzim që do të kem kur do jem pranë Zotit tim.

Besnik deri në vdekje Atij kam për t'i qëndruar
sepse kurorën e jetës Ai ma ka premtuar.
Dhe vendimi im është që kundra rrymës të jetoj,
BASHKOHUNI JU ME MUA... HEJ... Le Të Shkojmë!
Yeah!!!

Ref.
Si peshku troft në lum unë ktë jetë do ta jetoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
Kur të gjithë të vijnë ktej, unë andej do të shkoj
Kundra rrymës
Kundra rrymës do vazhdoj (2X)

Kundra rrymës,
kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
Hej !
Kundra rrymës
kundra rrymës
Kundra rrymës do vazhdoj
Hej !
Kundra rrymës,
kundra rrymës
Kundra rrymës do të shkoj
YEAH !
Kundra rrymës
kundra rrymës
Kundra rrymës do Jetoj
YEAH !
(2X)

Eshtë e vështirë të ecësh kundër rrymës,
edhe unë dështoj shumë herë
por duhet të ecim nëpërmjet rrugës së ngusht
e cila të çon në jetën e vërtet... Kundra Rrymës!
follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top