Leonora Poloska

Location:
Shkup, MK
Type:
Artist / Band / Musician
Genre:
Folk / Hip Hop / Pop
Label:
MAJOR
Type:
Major
Çdo këngë e saj është hit. Leonora Poloska me sharmin dhe karizmën e saj është njëra ndër këngëtaret më të njohura si në Maqedoni ashtu edhe jashtë saj. Deri më tani ajo ka fituar disa çmime të rëndësishme, duke vërtetuar talentin dhe potencën prej këngëtareje. Më 1995, në festivalin Nota Fest, Leonora ka fituar çmimin për interpretim më të mirë. Pas këtij preludi, në po të njëjtin festival, në vitin 1996, kariera e saj është kurorëzuar me çmimin e parë të jurisë së këtij festivali. Festivali Nota Fest edhe dy herë tjera ka hapur dyert e suksesit për këngëtaren Leonora Poloska. Më 1999 ajo fiton çmimin e parë nga publiku në këtë festival. Festivali Shou Fest është tjetër bastion i talentit dhe i sukseseve të Leonorës. Tre vjet radhazi ajo u shpërblye në këtë festival.Leonora Poloskën, kohën e fundit, çdo javë mund ta gjejmë në Kosovë ku edhe këndon live për adhuruesit e saj.
0.01 follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top