Ilir Shaqiri

Location:
Drenica, Dardania, AL
Type:
Artist / Band / Musician
Genre:
Pop / Folk / Other
Site(s):
Type:
Major
Kam lindur ne Buroje te Drenices me 12 Qershor te vitit 1960.

Mesimet fillore i kam bere ne Turiqec, per farmaci ne Prizren, te lartat ne gjuhe dhe letersi shqipe ne Prizren e Prishtine. Ne vitin 1978 dal per here te pare para publikut ne Shtepine e kultures ne Prizren. Ne vitin 1983 ne festivalin "Rapsodet Kendojne" ne Drenice e kam marr cmimin e pare nga juria profesionale.

Ne vitin 1984 me Shoqerine Kulturore "Akumulatori" te Mitrovices ne festivalin e Kacanikut jam vleresuar si interpretues i shkelqyeshem dhe vokal me ardhmeri te sigurte.

Me 1985 se bashku me heroin e sotshem te kombit shqipetar Hamz Jashari kam formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe te njejtin ansambel e kemi udhehequr deri me 1990.

Me 1985 ne festivalin "Theranda 85" vlersohem per interpretim.

Ne vitin 1988 e botova albumin e pare "D'jem Petrita Ka Rrit Drenica".

Ne vitin 1989 "Luma e Kuqe Ka Lidh Bese".

Ne vitin 1989 "Fal te Qofte Gjaku Kosove".

Ne vitin 1990 "Fjalet e Qiririt" dhe videoprojektin e pare ne boten e kultures shqiptare "Plisat Udhetojne Kah Dielli".

Ne vitin 1991 i kam mbaruar dy kurse per solokendim ne Tirane.

Ne vitin 1991 dola me albumin "Kenge e Rralle" dhe video projektin "Kthehu" te gjiruar nga RTSH-Tirane.

Ne vitin 1992 dola me albumin "Ketu kam Folene" dhe kam marre cmimin e pare te publikut ne festivalin "Festarb" 1992 ne Shkup, festivali i pare ku bashkoi te gjithe krijuesit shqipetare.

Me 1993 dola me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zeri i Atdheut".

Mora pjes ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit "Udhet e Mia".

Me 1994 e botova albumin "Tingujt e Zjarrte" dhe mora pjese ne festivalin e kenges ne RTSH me kengen e Naim Gjoshit "Jam Evrope".

Me 1994 kam marre pjese ne festivalin nderkombetar "Folkmoot USA" 1994 n Karolinen Veriore dhe jam nderuar me nje cmim special.

Ne vitin 1995 ne festivalin "Kenga Shqipetare" ne Prishtine mora dy cmimet e para ate te jurise dhe te publikut.

Me 1997 realizova filmin televiziv "A.D-Vite te Rendesishme" me regjizorin Is Qosja.

Me 1998 botova albumin "Ketu Shkelqen Plisi", dhe mbajta 68 koncerte ne perkrahje te UK-se neper Evrope: Gjermani, Zvicerr, Belgjike, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holande dhe Shqiperi.

Me 6 mars 1999 mora pjese ne pervjetorin e pare te renies se Komandantit legjendar Adem Jashari ne Prekaz, gjate luftes.

Me 1999 botova "Clirimtari".

Me 2000 botova "Garda e Kosoves".

Me 2001 botova "Kenget e Perndritjes".

Me 2002 botova "Bota e Rinise"



Une jam nje autor i permbi 400 kengeve te lehta, popullore dhe folklorike. Kam marre pjese ne me shume se 1000 koncerte dhe permbi 900 prej tyre jane humanitare. Nga viti 1988 jam kengetari me i kerkuar ne te gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojne shqipetaret. Kenget ime jane prezantuar ne shume radio dhe TV te botes.

Une jetoj dhe punoj ne Prishtine ne studion ime "Iliria".

Ne koncertin nderkombetar te Brukselit 1999 jam cilsuar dhe vleresuar si kengetari "EMBLEMATIK I BALLKANIT".
0.01 follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top