Adem Ramadani

Location:
Shkup, MK
Type:
Artist / Band / Musician
Genre:
Religious / Other
Site(s):
Label:
L&I Company Editor:Sami Aliu,mob.071/216-149,shkup
Type:
Major
Ram Dalipi : Selamu Alejkum Adem.



Adem Ramadani : Alejkum Selam:



Ram Dalipi : Adem na trego diqka për veten tuaj ku jeni të lindur ku jetoni etj?



Adem Ramadani : Me pak fjal une jam i Lindur në Shkup ndërsa me prejardhje jam nga Bllaca nga Mahalla Bardhi.



Ram Dalipi : Cili ishte shkaku që ju e latë muziken dhe u udhëzuat në fenë islame ?



Adem Ramadani : Udhëzimi im në rugen islame është, më heret e kam dashur shum islamin po ka dashtë all-llahu me qenë koha kur e lashë muziken dhe ju kushtova me tër vullnetin fes islame, po tash une deshta me cek mënyren dhe shkakëtarin kushë u bë sebep të udhëzohem më teper në fenë islame. Pik së pari inshalla all-llahu xh. sh e shpërblen me xhenet hoxhen e nderuar Sajdullah Bajramin nga fshati Opaj i Kumanoves i cili me derset e tina dhe ligjeratat e tina që i ka pasur disa her në xhamin tonë Jaha Pashë Shkup, une edhe më heret qysh kur jam mar me muzikë kam qën i udhëzuar në këtë dinë kam falë namazet me koh, ramazanet, po njëkohësishtë jam marë edhe me muzik, mirpo e kam pasur në planë që një ditë ta lë muziken, po dashti all-llahu që aij plani jem mu shpejtu pakë ma shpejt eh allahu ma qoj dhurat Sajdullah Bajramin me qen prezent në atë vendin tonë eh me i ndexhu ligjeratat e ti, siqë thotë një fjalë fjala që del prej zemres prekë në zemer, fjaltë e tina preken shum në shpirtin timë dhe u largova nga ky mekatë.



Ram Dalipi : Adem ndexhohen disa shpifje të njerzive thojn nuk pati sukse me muzik e ja nisi mu mar me fen islame na trego diqka rethë kësaj ?



Adem Ramadani : Më keni shtir me kesh, une një do ta kisha cek në kohen ku isha i thurur të shkoj qdo kundë në botë e lash muziken, ka fjal të tilla dhe mua nuk me pengojn as pak se me një fjalë që thojn popullore të gjithë e din se qbëjn në jetën e tyre. Sepse kur këndojsha kam mar në shum dasma pjes kam qiten albume përveq këture dhe isha 3 her në zivcër për të kënduar, mandej mu hapen dyert për të fituar më shum para që kisha mundësin në 1 muaj ti fitioja mbi 100 000 euro, po kjo kur nuk më ka bër të knaqur, spese knaqësin që e kam tash as njëher nuk e kam pas më par.



Ram Dalipi : Kur keni kënduar a keni mënduar donjëher para 10 vitëve që do ti largoheni muzikes ?



Adem Ramadani : Gjithënjë kam menduar dhe e patna përgaditen rugen si të dal nga ky mëkat i madhë që më patë kapluar mua:



Ram Dalipi: Kemi ndexhuar që Adem Ramadani, këndon këngë me qiftelija sa është e vërtet kjo ?



Adem Ramadani : Këngë me instrumente nuk kendoj as njëher, të vetmen këngë që e këndoj kur të jam me shoqni që ma kërkojn per ta kënduar është - Kur na Dul Ky Bedatë - kuptohet pa kurfar instumenti përcjellës.



Ram Dalipi : Albumi i juaj i pari dhe i dyti me ilahi patën një sukses të madhë sa jeni të kënaqur ?



Adem Ramdani : Jam i knaqur shumë, sepse të vetmit albume që i qes me gjithë kënaqësi shpirtërore.



Ram Dalipi : Disa thojn që Ilahit që i përbajn albumet jan të kushtume për jeten e juaj sa është e vërtet kjo ?



Adem Ramadani : Kjo është e vërtet që mas pari këtyre ilahve jav kam kushtuar vetë vetës, e mandej për të tjeret me një fjal për kohen që jemi tash për rinin, pleqërin etj.



Ram Dalipi : Adem si ju shikojn njerëzit tash e si ju shikojshin më parë ?



Adem Ramadani : Pyetje shum e mirë, Mua me doket se tash jam ma i mirpritur në popullaten islame se që isha më parë.



Ram Dalipi : Po sa e keni përfunduar Turnen ilahi të albumit të dytë, si ju lindi ideja që perveq albumit të bëni edhe turne me xhirime (Video) ?



Adem Ramadani : Idea më lindi që përveq zërit në albumin e dytë të jetë edhe me gjirim video sepse albumi i dytë me ilahi ka qenë një nder më i kërkuari, këtë album të ilahive e kan kërkuar anë e mbanë botes që të gjithë e kan pëlqyer shum ilahin Duaja e Nënës.



Ram Dalipi : Me qense jemi duke e bër këtë intervistë në muajin e Bekuar të Ramazanit, a mundë me pak fjal të na tragoni diqka rethë këti muaji të bekuar ?



Adem Ramadani : Muaji i ramazanit është një nder muajit ma të mir të kalendarit islam, në këtë muaj të gjithë shqiprtat musliman me knaqësi e presin, ky muaj është mauji i rahmetit dhe i bereqetit. E lus All-llahun xh. sh që të gjithë muslimanve allahu tjav pranon agjërimin dhe po atyre që nuk agjërojn inshalla allahu jav fal.



Ram Dalipi : Adem të faliminderojm shum për kohen e lirë tuajen që na dhatë për të bër këtë interviu me web faqen shqiptare www. Dardaniachat. net, inshalla allahu të shpërblen me xhennetin Firdaus.



Adem Ramadani : Amin,Pikë së pari ju faliminderoj juve për ftesën që më bëret në telefon ju personalisht Ram Dalipi, Gjithë ashtu edhe une pata knaqësin që e bëra këtë interviu me ju për web faqen tuaj dhe të gjithë shqiptarëve www. Dardaniachat. net, inshalla allahu je begaton me të mirat e ti dhe me xhenet.



[LOVEMYFLASH]



View All Friends | View Events | Add Comment



All



iJigg



MP3 Realm



Esnips



Videos

Channels
0.02 follow us on Twitter      Contact      Privacy Policy      Terms of Service
Copyright © BANDMINE // All Right Reserved
Return to top